Curri: Prishtina e eliminon Norrkopingun

Sport June 25, 2017 - 21:04

Pas eksperiencave në kampionatin ukrainas dhe atë të turk, prej 1 viti Debatik Curri së bashku me Armend Dallkun dhe Ahmed Januzin me të cilët ka luajtur te Vorskla Poltava janë bërë pjesë e Prishtinës në kampionatin kosovar.

Ish mbrojtësi kombëtares shqiptare është gati të ndihmojë me përvojën e tij skuadrën kosovare në debutimin e saj historik në Europa League, me formacionin e trajnerit Arsim Thaci që këtë të Enjte do të sfidojë në transfertë suedezët e Norrkoping.

Prishtina nuk do të kënaqet vetëm me pjesëmarrjen pasi sipas 33-vjecarit i ka mundësitë për ta surprizuar Norrkopingun dhe pse jo për të tentuar kualifikimin në raundin tjetër.

Edhe kampionati i ardhshëm në Kosovë është një prioritet për Prishtinën por sipas Currit vëmendja e skuadrës për momentin është vetëm te Europa League. /Supersport/