Zidane: Ronaldo nuk do të shkojë askund

Sport June 25, 2017 - 16:59

Zidane është i vendosur, “Ronaldo nuk do të shkojë askund”, kështu mendohet të ketë thënë trajneri francez, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Ditë më parë e përditshmja portugeze “A Bola”, hodhi bombën duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Image

Kjo për shkak të akuzave për evazion fiskal, ku besohet se portugezi ka fshehur 14.7 milionë euro.

U raportua se CR7 është lodhur me trajtimin jo të mirë nga mediat spanjolle, që e konsiderojnë atë si kriminel dhe për këtë kërkon largimin nga klubi që fitoi tri herë Ligën e Kampionëve.

Por, pas deklaratave të numrit një të Realit, Florentino Perez, se Cristiano ka mbështetjen e plotë të klubit dhe pas bisedës në telefon me Zinedine Zidane, gjërat janë qetësuar.

Image

Realizuesi i dy golave në finale të Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi fitoi 4:1 ndaj Juventusit, ka vendosur të mos largohet nga Reali, pas insistimit të Zidane, kështu tani raportojnë mediat spanjolle.

Image

Raportohet se Zinedine Zidane i ka thënë portugezit se Los Blancos kanë nevojë ende për të, i cili garanton 50 gola në sezon dhe se do të bëjë gjithçka që ai të rikthehet të luajë me fanellën e bardhë pas pushimeve.

Image

Sezonin që lamë pas Ronaldo theu rekorde të shumta në Ligën e Kampionëve, teksa po thyen edhe më tej me Portugalinë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe për disa vite.

Image

Reali nuk dëshiron ta humbasë njeriun që ka thyer pothuajse gjitha rekordet e klubit spanjoll dhe botëror. Aktualisht është golashënuesi më i mirë në histori të Reali, me 406 gola. 

Image