'Messi do të pensionohet në Barcelonë'

Sport June 24, 2017 - 23:17

Garcia beson se Messi do të pensionohet në Barcelonë.

Ish mesfushori sulmues i Barcelonës e Liverpoolit, Luis Garcia, nuk e shikon Leo Messin të veshur me një tjetër fanellë.

Ai beson se Messi, që mbushi sot 30 vjet, do të pensionohet në “Camp Nou”.

“Nuk mendoj se ai do të largohet. Mendoj se është i lumtur këtu”, tha fillimisht Garcia për “Omnisport”.

“Jam i sigurt se është shumë i lumtur në Barcelonë. Edhe Barcelona e di shumë mirë se sa i rëndësishme është Messi për këtë klub”, shtoi Garcia.

Ai foli edhe për rinovimin e kontratës, i cili pret që kjo të ndodhë shumë shpejt.

“Ata do të arrijnë një marrëveshje. Nuk e shoh të luajë për një tjetër klub. Ka qenë fytyra e Barcelonës për shumë vite dhe mendoj se do të pensionohet këtu”, theksoi mes tjerash spanjolli. /Gazeta Express/