Chelsea transferon yllin e Monacos për 40 milionë (Foto)

Sport June 24, 2017 - 12:43

Tiemoue Bakayoko, mesfushori i Monacos, është afër transferimit në Chelsea

Sipas Evening Standard, Chelsea është afër transferimit të mesfushorit francez, Tiemoue Bakayoko nga Monaco.

Thuhet se Bakayoko do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te skuadra nga ‘Stemford Bridge’ javën e ardhshme, derisa pritet të nënshkruaj kontratë trevjeçare.

Ky përforcim do t’i kushtoj kampionit të Premierligës 35 milionë funte (rreth 40 milionë euro), përcjell Express.

Bakayoko ishte lojtar kyç i Monacos në sezonin e kaluar, ku arriti ta fitoj titullin e kampionit në Francë.

Me ardhjen e Bakayokos, Nemanja Matic pritet të largohet nga Chelsea. Serbi dëshiron t’i bashkohet Jose Mourinhos në Manchester United. 

Image