Këshillat e Etritit

Sport June 24, 2017 - 09:00

Etrit Berisha e ka vizituar të premten Feronikelin, i shoqëruar nga portieri i këtij ekipi Flamur Neziri. Portieri i Kombëtares shqiptare dhe i Atalantas është mirëpritur nga presidenti i klubit Ekrem Elshani dhe menaxheri i skuadrës Ilir Demaku, shkruan gazeta Zeri.

Ndër të tjera, portieri prishtinas me përvojën e tij ndërkombëtare ka dhënë ide interesante për klubin nga Drenasi, të cilat kampioni i dyfishtë mund t’i aplikojë në vijim. “Nikli” e falënderoi Berishën për vizitën dhe i dhuroi një fanellë.