Cristiano Ronaldo merr një ofertë qesharake (Foto)

Sport June 23, 2017 - 20:06

Vetëm para një jave, pas disa ngjarjeve shokuese, dolën lajmet se Ronaldo ka informuar Los Blancos se dëshiron ta lë Bernabeun këtë verë.

Lajmet erdhën pasi zyrtarët ligjorë të Spanjës thanë se Ronaldo u kishte ikur taksave në periudhën mes vitit 2011 dhe 2014, duke fshehur kështu 14.7 milionë euro.

Parisi dhe Man Utd janë dy prej klubeve me të cilat është lidhur më së shumti Ronaldo këto ditë nga mediat për një kalim të mundshëm, transmeton Gazeta Express.

Tani, një ofertë e re ka ardhur në drejtim të Ronaldos, nga një skuadër irlandeze – Shountrade AFC, që është nga Limerick. Klubi ia shkroi një kërkesë zyrtare fituesit të katërfishtë të Topit të Artë dhe kërkesa është mjaft qesharake.

Në kërkesën e tyre, mes tjerash klubi i thotë Ronaldos: “Agjenti yt nuk na ka kontaktuar ende, por mos u brengos. Para se të na pyesësh, përgjigja është po. Natyrisht se do të ishim të kënaqur që të të merrnim.

Thonë se jeta ka të bëjë me kohën, dhe shikoje veten, je bërë i gatshëm bash kur kemi nevojë për ty. Vetë pak sfond për ty, në rast se nuk e di, në Ligën e Dytë të Futbollit ne jemi të rëndësishëm. Kemi përfunduar të tretit këtë vit në ligë.

Kemi mundur të dalim më mirë por kemi pasur lëndime dhe dhimbje koke. Por cili klub nuk i ka këto probleme. Mos u brengos për paratë. Duhet vetëm të mbledhim pak fonde dhe do të të kemi në rend.

Tani problemi është se nuk kemi fanellë me numrin 7 për ty, por kemi një me numrin 10 dhe emrin tënd në të. Gjaku është pothuajse i portokalltë në këtë fazë. Një nga djelmoshat tanë do të sponzorizojë një veturë për ty.” /Gazeta Express/

Image