Hajvalia mëson emrat e rivaleve në Champions League

Sport June 23, 2017 - 17:33

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Hajvalia, njihet me rivalet në garat e Champions League në futboll.

Hajvalia është në grup jashtëzakonisht të fortë. Ato janë në grupin e 8-të me BIIK-Kazygurt (Kazakistani), MTK (Hungaria), Sporting CP (Portugalia) dhe Hajvalia. Trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami, deklaroi për “Bota sot”, se vërtet është një short i vështirë.

“Kam pritur short pak më të lehtë. Mirëpo nuk është ashtu si e kam pritur.

Ekipi nga Kazakistani është ndër më cilësoret në grup. Tash do të hyjë do t’i shikoj dhe do ta analizojmë çdo kundërshtar. Pra ti shoh veç e veç pikat e forta dhe pikat e dobëta”, tha Bajrami.