Etrit Berisha viziton Feronikelin, shikoni idetë që ua dha

Sport June 23, 2017 - 15:50

Portieri kosovar Etrit Berisha, që luan për skuadrën italiane në seria A “Atalanta” dhe është pjesë e Kombëtares shqiptare, sot i ka bërë një vizitë KF Feronikelit.

Etriti, i shoqëruar nga portieri ynë Flamur Neziri, u mirë prit nga presidenti i klubit z.Ekrem Elshani dhe menaxheri i skuadrës Ilir Demaku, shkruan Gazeta Olle.

Takimi ishte i karakterit miqësor ku i diskutuan tema rreth futbollit kosovar. Etriti me përvojën e tij ndërkombëtare dha ide interesante për klubin tonë që ne mund ti aplikojmë në vijim.

Me këtë rast presidenti Elshani, falënderoj Etritin për vizitën dhe i uroj suksese në klubin e Atallantas dhe Kombëtaren Kuq e Zi.

Për gardianin tonë krenar e krejt shqipetarve Nikli kishte përgatitur fakelen zyrtare të klubit me mbishkrimin “E.Berisha”, thuhet në fund të njoftimit të Feronikelit.