Zyrtare: Atletico Madridi nënshkruan me futbollistin e Shqipërisë

Sport June 23, 2017 - 15:14

Keidi Bare dëshiron që të provojë shanset te skuadra e parë e Atleticos së Madridit.

E gjithë kjo pasi që skuadrës së Diego Simeones i është bllokuar mundësia për të blerë futbollistë gjatë verës.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, futbollisti i Atleticos dhe i Kombëtares Shpresa bën me dije se ka nënshkruar një kontratë së fundmi me skuadrën spanjolle, por pas pushimeve do të vendosë përfundimisht të ardhmen.

Ai deklaron se ndihet pjesë e skuadrës së parë, pasi prej një viti stërvitet thuajse rregullisht me të, grumbullohet shumë shpesh si dhe pret që të ketë shansin të tregojë vlerat gjatë sezonit në vijim.“ Përafërsisht u bë gati një vit që unë jam pjesë e Atleticos, pra skuadrës së parë dhe vazhdimisht jam bërë pjesë e saj në grumbullime, në stërvitje apo kam qenë i pranishëm edhe në stol për disa takime, përveç debutimit në ndeshjen e Kupës”.

“Gjithsesi, sa i përket lajmit për bllokimin e blerjeve, kam besim se kjo gjë më rrit disi shanset për të luajtur duke qenë se jam pjesë e skuadrës”.

“Dëshira ime është që të luaj dhe që të bëj gjithmonë më të mirën e mundshme. Se ku do ta shpreh këtë dëshirë, ende nuk e di dhe nuk mund ta them me siguri, megjithatë unë shpresoj që ta shpreh këtë dëshirë me Atleticon”.

“Po, vetëm se nuk mund të jap detaje. Grupi drejtues i skuadrës sheh të gjitha ndeshjet sepse unë sapo kam firmosur një kontratë të re me Atleticon dhe ata janë shumë të interesuar për paraqitjet e mia”.