Vikingur - Trepça ’89, 50 me 50

Sport June 23, 2017 - 14:57

Trepça ’89 do ta zhvillojë ndeshjen e parë dhe historike në Ligën e Kampionëve ndaj ekipit nga Ishujt Faro, Vikingur, shkruan sot gazeta Zëri.

Ndeshjen e parë e fazës së parë preliminare mitrovicasit do ta zhvillojnë në udhëtim. Dhe mediet e huaja kanë nisur t’i kushtojnë vëmendje kësaj sfide për faktin se “Xehetarët” debutojnë në garat evropiane.

Në fakt, në bazë të parashikimeve të bëra nga mediet e huaja, të dyja skuadrat kanë gjasa të mira për ta fituar lojën e parë, por opsion i qartë është edhe barazimi.

“Nëse shikohen paraqitjet e tyre në ndeshjet paraprake mund të shihet se ato posedojnë mundësi të fitores. Vikingur ka mundësi të mira të dalë fitues nga kjo “betejë” me 33,33%, derisa Trepça ’89 po ashtu ka mundësi ta fitojë lojën me 33,33%. Mirëpo, ekziston mundësia që skuadrat ta mbyllin këtë ndeshje me barazim dhe gjasat për të ndodhur kjo janë gjithashtu 33,33%”, shkruan “ligaolahraga.com”, raporton zeri.info.

Ndeshja e parë në mes të këtyre dy ekipeve do të luhet të luhet javën e ardhshme në Ishujt Faro. /Zëri/