Qartësohet e ardhmja e Rei Manajt, thuajse i kryer transferimi te skuadra e Serisë B

Sport June 22, 2017 - 18:01

Rei Manaj duket se do të luajë sërish në Serinë B. Sulmuesi i talentuar shqiptar i cili e mbylli sezonin te Piza, e cila u rrëzua në Lega Pro, është kthyer tashmë tek Interi që zotëron kartonin e tij dhe po pret vendimin përfundimtar në lidhje me fatin e karrierës së tij në edicionin e ardhshëm.

Sipas raportimit të gazetarit italian Alfredo Pedula, transferimi i Manajt nga Interi te Karpi është thuajse i kryer. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për shitje apo për huazim, por e rëndësishme është që sulmuesi i kombëtares shqiptare do të duhet të provojë sërish veten në kategorinë e dytë italiane, ku duhet të tregojë se sa vlen dhe të fitojë mjaftueshëm eksperiencë për të shpresuar në një shans të artë te zikaltrit e Milanos.