UEFA i jep autoritet Kosovës

Sport June 22, 2017 - 16:25

Kosova e ka nisur autoritetin e saj në UEFA. Pas pranimit të futbollit kosovar në shtëpinë e futbollit evropian, pritet të vijnë ditë të mira për futbollin e këtushëm.

Kosova po luan në eliminatoret e Botërorit dhe klubet më në fund dolën në Evropë.

Tash e tutje, edhe në UEFA do të ketë peshë fjala e kosovarëve.

Krerët e FFK-së kanë fituar poste në institucionin më të lartë evropian të futbollit.

UEFA ka njoftuar se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit, ndërsa sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu është emëruar anëtar i Komitetit ligjor të UEFA-s. Funksionet e Vokrrit dhe Salihut në organet dhe trupat e UEFA-s do të fillojnë nga 1 korriku 2017. /Zëri/

Image