Milani ende shpreson për Donnarumma

Sport June 22, 2017 - 16:09

Milani ende është duke shpresuar për rinovimin e kontratës nga portieri, Gianluigi Donnarumma, transmeton zeri.info

Javën e kaluar është njoftuar se 18-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me gjigandin italian, gjë e cila shtonte dyshimet për largimin e tij gjatë kësaj vere.

Raportohet se gjatë ditëve të fundit italiani mund ta rimendoj vendimin e tij dhe të rinovoj me Milanin.

Sipas uebfaqes “Gianluca Di Marzio”, optimizmi për një rinovim të kontratës nga Donnarumma është rritur. Sipas kësaj uebfaqe besohet se trajneri, Vincezo Montella ka takuar babain e portierit 18-vjeçar, takim i cili thuhet se ka qenë shumë pozitiv dhe familja e reprezentuesit italian nuk do që ai të largohet nga klubi.

Tani drejtuesit e Milanit duhet të gjejnë një marrëveshje të përbsahkët me menaxherin e futbollistit, Mino Raiola./Zëri