Mustafi shpreson në qëndrimin e Sanchezit

Sport June 22, 2017 - 15:49

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi shpreson që ylli i klubit londinez, Alexis Sanchez të qëndroj tek anglezët, transmeton zeri.info

Ka kaluar pothuasje një muaj nga përfundimi i edicionit 2016/2017 dhe e ardhmja e kilianit mbetet e paqartë.

Kontrata e sulmuesit me Arsenalin skadon në qershor të vitit të ardhshëm kurse tashmë pas futbollistit janë vënë Bayern Munichi dhe Manchester City.

Reprezentuesi i Gjermansië dëshiron që kiliani të vazhdoj me Arsenalin.

“Shpresoj që ai të qëndrojë, do të ishte shumë keq nëse e humbasim. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, për mua njëri ndër më të mirët në botë.”, deklaroi Mustafi.

“Nuk më ka rastisu të njohë shumë futbollistë, të cilët janë të “uritur” si ai. Kur ai e ka kontrollin e topit, të gjithë e dinë se diçka mund të ndodhë. Kur ai i afrohet portës, ju nuk mund t’ia merrni topin.”, shtoi futbollisti shqiptar.

Alexis Sanchez kishte realizuar 24 gola gjatë edicionit të kaluar në Premierligën angleze./Zëri