Cavani, një prej më të mirëve

Sport June 22, 2017 - 15:19

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria nuk ka kursyer lavdatat për bashkëlojtarin e tij, Edinson Cavani, transmeton zeri.info

Sipas reprezentuesit argjentinas, Cavani është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.

Uruguajani kishte qenë shpeshherë nën hijen e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviç, por në edicionin e kaluar pati një rol vendimtar dhe ishte pjesë kyçe e skuadrën pariziene.

30-vjeçari realizoi 49 gola në 50 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat.

“Edinson është një lojtar impresionues.”, deklaroi Di Maria.

“Ka lëvizje të mira dhe di se si të përvidhet nga mbrojtësit kundërshtarë. Ai ka pasur një edicion fantastik. Ai tregoi se është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.”, shtoi reprezenteuesi argjentinas./Zëri