Juventusi transferon Schickun

Sport June 22, 2017 - 15:11

Juventusi ka aktivizuar klauzolën blerëse për sulmuesin 21-vjeçar të Sampdorias, Patrik Schick.

Ky transferim iu ka kushtuar juventinëve plot 25 milionë euro.

Sulmuesi 21-vjeçar kishte shënuar 11 gola në 32 paraqitje me Sampdorian gjatë edicionit të kaluar dhe kështu kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha.

Edhe pse çeku kishte një kontratë deri në vitin 2020, në kontratën e tij përfshihej edhe një klauzolë lirimi, të cilën e ka aktivizuar Juventusi.

Reprezentuesi çek iu bashkua Sampdorias gjatë vitit të kaluar, për vetëm 4 milionë euro.

Së fundmi futbollisti kishte pranuar se një lëvizje drejt Juventusit është mjaftë e mundshme.

Për futbollistin kishin qenë të interesuar edhe Tottenhami dhe Interi./Zëri