Valero drejt Interit

Sport June 22, 2017 - 15:08

Interi pritet që shumë shpejt të transferoj mesfushorin e Fiorentinas, Borja Valero, transmeton zeri.info

Bisedimet mes klubit të Interit dhe atij të Fiorentinas tashmë kanë hyrë në fazën finale, kurse pritet vetëm zyrtarizimi.

Valero pritet të jetë zëvendësuesi i mesfushorit, Ever Banega, i cili pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere.

Banega u transferua drejt Interit gjatë verës së kaluar, por nuk arriti që të lërë shenjë tek klubi italian.

Gjithashtu argjentinasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Interit, Luciano Spalletti. Sipas disa spekulimeve në Spanjë dhe Itali futbollisti mund të rikthehet te ish skuadra e tij, Sevilla.

Borja Valero pëlqehet shumë nga trajneri italian, Luciano Spalletti, i cili e kishte kërkuar spanjollin edhe gjatë vitit të kaluar, sa ishte pjesë e Romës./Zëri