Disa klube pas Januzajt

Sport June 22, 2017 - 14:59

Manchester United ka marrë oferta nga disa klube për mesfushorin, Adnan Januzaj, transmeton zeri.info

Një prej ofertave ka ardhur edhe nga klubi i Real Sociedadit, i cili tash e disa kohë ka shprehur interesim për kosovarin. 22-vjeçari,

Januzaj ishte i huazuar te Sunderlandi gjatë edicionit të kaluar, skuadër e cila nuk arriti të mbijetonte në Premierligën angleze.

Futbollisti ka edhe një vit kontratë me klubin e Manchester United, por ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Jose Mourinhos për edicionin e ri dhe pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Është shumë e mundshme që klubi të insistoj për një klauzolë riblerëse për futbollistin, gjë të cilin klubi anglez e kishte bërë edhe me shitjen e Mempis Depayt në muajin janar.

Raortohet se Real Sociedadi ka ofruar 9.7 milionë funte për Januzajn./Zëri