Berisha zyrtarisht tek Atalanta

Sport June 22, 2017 - 14:41

Atalanta ka konfirmuar transferimin e portierit shqiptar, Etrit Berisha nga skuadra e Lazios, transmeton zeri.info

28-vjeçari sezonin e kaluar kishte qenë i huazuar tek Atalanta, kurse tani klubi italian ka vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

Berisha ka qenë pjesë e Serisë A që prej vitit 2013, kur u transferua tek Lazoi nga skuadra suedeze, Kalmar FF. Gjatë edicionit të fundit reprezentuesi i kombëtares shqiptare ka qenë pjesë kyçe e skuadrës së Atalantas.

28-vjeçari kishte arritur që ta mbaj 11 herë golin e paprekur.

Portieri shiqptar luajti gjithsej 26 ndeshje gjatë ediconit të kaluar në ligën italiane. Sipas disa raportimeve thuhet se portieri 28-vjeçar iu ka kushtuar Atalantës rreth 5 milionë euro./Zëri