Menagjeri flet për të ardhmen e Hysajt

Sport June 20, 2017 - 17:39

Është përfolur si një nga lojtarët që mund të largohet nga Napoli për të nisur një aventurë në kampionatin anglez, por Elseid Hysaj do të vazhdojë të qëndrojë në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i lojtarit, Mario Xhiufredi, i cili ka thënë se do të qëndrojë besnik ndaj ekipit napolitan.

Ai ka shprehur vlerësimin maksimal për skuadrën e Sarrit dhe për drejtuesit e Napolit, të cilët sipas tij janë treguar korrektë. “Nuk kemi pasur kurrë bisedime për shitjen e tij. Napoli ka qenë shumë korrekt me Hysajn për çështjen e rinovimit dhe ne duhet të jemi mirënjohës për këtë.”