ZYRTARE: UEFA konfirmon edhe një klub kosovar në Evropë (FOTO)

Sport June 20, 2017 - 16:28

UEFA e ka konfirmuar pjesëmarrjen e klubit të futsallit Liburn në UEFA Futsal Cup, pasi u shpall kampion i Kosovës, duke e mposhtur Feniksin në finale, shkruan zeri.info.

Skuadra gjakovare merr pjesë për herë të parë në këtë eveniment, derisa emrin e kundërshtarëve do ta mësojë më 6 korrik, pas shortit që do të hidhet në Nyon t Zvicrës, siç kanë njoftuar edhe drejtuesit e klubit gjakovar.

“Fal mundit dhe djersës së lojtarve, fal angazhimit të pa shoq të kryesis dhe stafit teknik, dhe fal mbështetjës së sportdashësve të qytetit tonë ëndërra për ta perfaqsuar qytetin e sportit Gjakovën në arenën ndërkombetare tanimë ësht realitet. Më datën 6 Korrik në Nyon të Zvicrres hidhet shorti për UEFA Futsal Cup dhe ku zyrtarët e Fc Liburn Gjakove do të jen prezent. Do të ketë edhe surpriza të tjera sa i përket këti evenimenti sportiv por do ti bëjm publike pas hudhjes së shortit. Një jet Kuq e Zi”, shkruan në grupin e këtij klubi në Facebook. /Zëri/

ImageImageImageImage