Trepça ’89: Jemi gati për garat evropiane

Sport June 20, 2017 - 15:50

Trepça ’89 e ka shënuar dje një fitore të madhe duke e mposhtur FC Astran me rezultat 4:2, në ndeshjen kontrolluese ndërkombëtare, shkruan zeri.info.

Mitrovicasit me këtë rast insistojnë se janë të gatshëm për garat evropiane, të cilat i presin në fund të këtij muaji, me përballjen me Vikingur, në rrethin e parë preliminare të Ligës së Kampionëve.

“Në emër të Kryesisë, Stafit të Trajnerave dhe Lojtarëve shumë Ju Falenderojm për Urimet dhe përkrahjet e Juaja. Përkrahja e Juaj është motiv dhe obligim shtesë për Neve.

Ka ardhë koha që edhe ne si Kosovar t'Ju tregojm Europes se jemi gati për Garat Ndërkombëtare. Së bashku drejt Sukseseve. Ju Falemnderit”, shkruan klubi mitrovicas në Facebook. /Zëri/