Atalanta: Berisha, çështje e mbyllur

Sport June 20, 2017 - 14:56

Atalanta e konsideron të mbyllur çështjen për portierin shqiptar Etrit Berisha. Gardiani i lindur në Prishtinë tashmë është liruar përfundimisht nga Lazio pasi klubi nga Bergmao do të paguajë 5 mln Euro për kartonin e tij. Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, presidenti i Atalantas,  Percassi e bën të qartë se në lidhje me Berishën çdo gjë është mbyllur pozitivisht dhe janë vetëm disa detaje burokratike që po zvarrisin firmën. “Kemi vendosur që të blejmë përfundiisht kartonin e tij, tashmë është një çështje e mbyllur”, deklaroi numri 1 i klubit në një intervistë për Bergamo Tv. Në këtë mënyrë, 28-vjeçari shqiptar këput çdo fije që e lidhte me skuadrën kryeqytetase.

Pas një sezoni në huazim te Atalanta, ai arriti të bindte trajnerin Gasperini. Falë kontributit të Berishës, skuadra arriti të kualifikohej për herë të parë pas shumë vitesh në Europë. Atalanta e mbylli sezonin në vendin e katërt të klasifikimit, një rekord ky për ekipin bergamask gjatë dekadave të fundit. Ishte pikërisht Berisha që arriti të thyente hegjemoninë e vendsur në skuadër duke zënë vendin e Sportiellos, i cili konsiderohej si e ardhmja e portës zikaltër. Me kontratën e re, Berisha do të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij pas 4 sezoneve jo shumë të lehta për të në Serie A. Ai u transferua te Lazio në vitin 2013 por asnjëherë nuk gjeti haopësira për t’u aktivizuar titullar për sjhkak të hegjemnisë që vendosur nga Federicho Marchetti.