4 skuadra në Serinë A duan talentin e Kombëtares U-21

Sport June 20, 2017 - 14:50

Katër janë skuadrat në Serinë A që interesohen për mesfushorin e Kombëtares U-21, Emanuele Ndoj. Pas Bolonjës, e cila ka kohë që e ndjek lojtarin shqiptar, listës i janë shtuar edhe klube të tjera si Benevento, Krotone dhe Sasuolo.

Mediat italiane raportojnë se janë të shumta ofertat e mbërritura në klubin e Breshias, skuadër kjo që disponon kartonin e 20 vjeçarit. Në ditët në vijim pritet që ky klub të marrë një vendim për të ardhmen e mesfushorit.

Bolonja duket një hap para të gjithëve dhe ka një akord paraprak për transferimin e tij që në muajin janar. Ndërsa Benevento dhe Krotone janë të interesuara për një huazim të mundshëm.

Shqiptari bëri një paraqitje dinjitoze këtë sezon me Breshian në Serinë B, ku u aktivizua në 18 takime. Falë ndihmës së Ndojit skuadra arriti ti shpëtojë rënies nga kategoria.