Mourinho akuzohet për evazion fiskal

Sport June 20, 2017 - 13:57

Jose Mourinho është akuzuar nga autoritetet spanjolle për evazion fiskal, gjatë kohës kur portugezi ishte pjesë e Real Madridit, transmeton zeri.info

Thuhet se portugezi nuk ka paguar rreth 3.3 milionë euro taksa.

Një numër i madh i yjeve të futbollit janë akuzuar për evazion fiskal, kurse së fundmi është përmendur edhe emri i yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo. 32-vjeçari ka mohuar këto akuza.

Portugezi akuzohet se nuk ka paguar taksa të cilat kapin një vlerë prej 13 milionë funtesh.

Mourinho kaloi tre edicione në krye të Real Madridit, prej vitit 2010 deri në vitin 2013, para se të rikthehej për herë të dytë tek Chelsea.

Momentalisht portugezi është në krye të Manchester United, klub në të cilin erdhi në vitin e kaluar.

Përveç Mourinhos dhe Ronaldos edhe futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi është akuzuar për mospagim të taksave dhe është shpallur fajtor nga gjykata spanjolle./Zëri