Conti tek Milani?

Sport June 20, 2017 - 13:41

Sipas disa raportimeve thuhet se marrëveshja mes Milanit dhe Atalantas për mbrojtësin e djathtë, Andrea Conti është shumë afër, transmeton zeri.info

Italiani dëshiron ti bashkohet Milanit dhe menagjeri i tij ka paralajmëruar se futbollisti nuk do të paraqitet në stërvitje nëse Atalanta nuk pranon ofertën e Milanit.

Presidenti i Atalantas, Antonio Percassi pranoi gjatë ditëve të fundit se Conti mund të shitet, por kjo do të ndodhë sipas kushteve të tyre. Sipas raportimeve,

Milani do të paguaj rreth 25 milionë euro plus bonuset për reprezentuesin italian. Conti pritet që të nënshkruaj një kontratë pesë-vjeçare me klubin milanez dhe do të ketë një pagë vjetore prej 2 milionë eurosh.

Andrea Conti do të bëhej transferimi i pestë i Milanit gjatë kësaj vere pas Mateo Musachios, Franc Kessies, Ricardo Rodriguezit dhe Andre Silvas./Zëri