Xhevdet Llumnica: Kjo është përparësia e Norrkopingut karshi FC Prishtinës

Sport June 20, 2017 - 12:16

Norrkoping dhe Prishtina do të takohen në kuadër të raundit të parë të UEFA Evropa Ligë me 29 qershor në Norrkoping dhe 6 korrik në Mitrovicë, shkruan klubi Bardhekaltër.

Ndërsa, ish-futbollisti i Prishtinës, Xhevdet Llumnica, i cili ka pasur karrierë të pasur edhe në Suedi, ka ndarë mendimin e tij rreth përballjes dhe veçmas për skuadrën suedeze, Norrkoping.

“Ndeshja me IFK Norrkoping do të jetë ndeshje mjaft e vështirë për Prishtinën, e sidomos në ndeshjen e parë ku zhvillohet në Suedi dhe përparësi e madhe e tyre është fusha me bari artificial e që do të tentojnë të shfrytëzojnë maksimalisht. Janë ekip që luajnë lojë pozitive me pasime të shkurta dhe janë mjaft agresiv në rifitimin e topit. Norrkoping nuk është ekip që ka shumë individualit të dalluar, por forca e tyre është loja kolektive. Në përgjithësi mendoj se Norrkoping është favorit për të kaluar tutje”, ka thënë ish sulmuesi i Prishtinës Xhevdet Llumnica (2001-2004, 3 sezone – 76 paraqitje- 21 gola dhe 1 titull kampioni). /Zëri/