Asnjë ofertë për Belottin

Sport June 20, 2017 - 12:27

Pronari i Torinos, Urabn Cairo ka deklaruar se asnjë klub nuk ka bërë ofertë për sulmuesin, Andrea Belottin, transmeton zeri.info

Italiani shkëlqeu gjatë edicionit të kaluar, duke shënuar 28 gola në 38 paraqitje me fanellën e klubit të Torionos. Me paraqitjet e tij të mira, sulmuesi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Milani, Paris-Saint Germain dhe Manchester United janë disa nga skuadrat të cilat kanë shprehur interesim për futbollistin italian.

Por, pavarësisht spekulimeve pronari i Torinos thotë se ende nuk ka ardhur asnjë ofertë për lojtarin e tij.

“Kemi kontratë me të deri në vitin 2021.”, deklaroi Cairo.

“Është e rëndësishme që ai të jetë i lumtur dhe shpresoj që do të qëndroj tek ne. Asnjë klub nuk ka kontaktuar me ne, as PSG-ja, as Manchester United, as Milani.”, shtoi ai./Zëri