Juventusi afër Costas

Sport June 20, 2017 - 12:10

Juventusi është shumë afër transferimit të futbollistit të Bayern Munichit, Douglas Costa, për rreth 40 milionë euro, transmeton zeri.info

Klubi italian që një kohë është në bisedime me klubin gjerman, kurse edhe trajneri, Massimiliano Allegri kishte theksuar se braziliani është objektiv i tyre.

Sipas gazetës italiane, “Gazzetta dello Sport” arritja e marrëveshjes mes klubeve është shumë afër.

Douglas Costa pati shumë pak paraqitje gjatë edicionit të kaluar dhe këtë vit nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Carlo Ancelotti.

Klubi gjerman ndërkohë është duke shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sulmuesi kilian ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin londinez dhe një largim i tij duket mjaft i mundshëm./Zëri