Ngritja e Meksikës

Sport June 20, 2017 - 11:49

Meksika dhe Portugalia barazuan me rezultatin 2-2, në ndeshjen e tyre grupore në kuadër të Kupës së Konfederatave. Meksikanët barazuan ndeshjen në kohën shtesë me anë të Hector Morenos, kurse portugezët humbën disa mundësi shumë të mira para shënimit të këtij goli, shkruan sot gazeta "Zëri".

Një gjë është e qartë për të gjithë, Meksika ishte skuadra më e mirë. Të drejtuarit e Juan Carlos Osorio’s e kontrolluan mjaftë mirë ndeshjen ndaj kampionëve evropianë, kurse këta të fundit provonin me anë të kundërsulmeve. Por, Meksika, pavarësisht posedimit më të madh të topit, nuk arriti që të krijoj mundësi të mira shënimi, njëjtë si në ndeshjen e Kualifikimeve për Botëror ndaj SHBA-ve, të cilën e barazuan me rezultatin 1-1.

Ndeshja përshkruante historinë e njëjtë të Meksikës gjatë dekadave të fundit, mirë, por jo aq sa duhet, një performancë e cila nuk përkthehet në rezultat.

Gjatë Kualifikimeve të Botërorit, Meksika vetëm sa është forcuar, ndërsa përfaqësuesja e SHBA-ve ka kaluar nëpër disa kriza. Momentalisht, Meksika është skuadra më e mirë e konfederatës së cilës i takon.

Na vjen keq tifozë të SHBA-së, por kjo është e vërteta!

Por, për më shumë se dy dekada, Meksika ka ngecur mes skuadrës si përfaqësuese të Konfederatës së Amerikës Veriore dhe Qendrore dhe asaj pjesëmarrëse në Botëror. Meksikanët kanë arritur në raundin e 16-të në çdo Botëror që prej vitit 1994, por ende nuk ka arritur që të kaloj në ndeshjen e pestë të Kampionatit Botëror. Kjo nuk konsiderohet një arritje për Meksikën, e cila kishte arritur në çerekfinale gjatë viteve, 1970 dhe 1986.

Prej vitit 1994, Meksika ka fituar Kupërn e Konfederatave dhe “Gold Cup” (Kupa e Konfederatës së Amerikës Veriore dhe Qendrore) gjashtë herë. Gjithashtu ka fituar edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 2012. 

Pavarësisht këtyre sukseseve, Meksika ende nuk arritur një atmosferë të tille në futbollin ndërkombëtar. Tani është mundësia që meksikanët ta lënë shenjën e tyre.

Pas një kampanje kaotike të kualifikimit për Botërorin 2014, kur Meksika hasi në disa vështirësi, tani gjërat janë më të thjeshta. Trajneri, Osorio ka sjellë stabilitet. Edhe pse kritikohet ndonjëherë për formacionin dhe për zëvendësimet, ai luan një stil të bukur loje dhe është shumë i afërt me lojtarët e tij.

Praktikisht me një vend të sigurt në Botërorin e Rusisë gjatë vitit të ardhshëm, Meksika ka kthyer vëmendjen diku tjetër. Kërkon të bëj mirë në Kupën e Konfederatave dh të fitoj turneun e “Gold Cup”.

Lojtarët e kalibrit ndërkombëtar janë të shumtë në përfaqësuesen e Meksikës. Pavarësisht se portieri, Guilermo Ochoa nuk arriti në një nivel më të lartë, ashtu siç mendohej, përfaqësuesja ka nga dy ose tre lojtarë të rangut të lartë në çdo pozicion.

Shumë lojtar janë në fazën më të mirë të karrierës së tyre, kurse edhe talentët e rinj janë duke u bërë shumë produktivë.

Në krye me veteranin 38-vjeçar, Rafa Marquez, i cili është në fund të karrierës, pjesa tjetër e ekipit është në fuqinë e tyre maksimale. Ochoa është 31 vjeçar, Mbrojtësit, Miguel Layun dhe Hector Herrera, i cili së fundmi u transferua te Roma, janë 28 respektivisht 29 vjeçar. Diego Reyes është 24, kurse Carlos Salcedo është 23-vjeçar. Në mesfushë, Hector Herrera është 27, kurse kapiteni, Andreas Guardado është 30-vjeçar. Jonathan dhe Gio Dos Sntos janë nga 27, respektivisht 28-vjeçar. Javier Aquino është 27-vjeçar.

Në sulm, Javier Hernadnez është 29, kurse Carlos Vela është 28 vjeçar. Raul Jimenez 26-vjeçar, kurse 33-vjeçari, Oribe Peralta ende mbetet i vyeshëm. Hirving Lozano ndërkohë, është vetëm 21-vjeçar.

Arritja e një objektivi minimal në Kupën e Konfederatave dhe nëse arrin të fitoj turneun “Gold Cup” do të ishte një histori e bukur për meksikanët. Mbi të gjitha, arritja në ndeshjen e pestë të Botërorit në vitin e ardhshëm, sepse në Boterorin e vitit 2022 në Katar, kjo skuadër me siguri që nuk do të jetë e njëjta./Zëri