Këta janë kundërshtarët evropianë të klubeve shqiptare

Sport June 20, 2017 - 11:47

Klubet shqiptare i kanë mësuar të hënën kundërshtarët e garave evropiane, shkruan sot gazeta Zëri.

Kukësi do të luajë në rrethin e dytë preliminar të Ligës së Kampionëve me ekipin moldav, FC Sheriff.

E në fazën e parë preliminar të Europa Leagues do të luajnë tri skuadra shqiptare, krahas FC Prishtinës.

Shkëndija e Tetovës do të ketë punë me ekipin moldav, Dacia Chisinau, kurse Tirana do të përballet me izraelitët e Maccabi Tel-Avivit. E Skënderbeu luan me ekipin Sant Julian nga Andorra. /Zëri/