Real Madridi pas Mbappes dhe Donnarummas

Sport June 20, 2017 - 11:16

Presidenti i rizgjedhur i Real Madridit, Florentino Perez thotë se janë duke përcjellur sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe dhe portierin e Milanit, Gianluigi, Donnarumma, transmeton zeri.info

Adoleshenti i Monacos ka shkëlyqer me paraqitjet e tij me klubin francez gjatë edicionit të kaluar dhe ka tërhequr vëmendjen e gjithë Evropës.

“Zidane e ka parë futbollistin kur ishte 16-vjeçar. Zidanë e pëlqen shumë atë.”, deklaroi Perez.

Mbappe ka aftësi shumë të mira dhe sigurisht që do të bëhet njëri ndër më të mëdhenjtë. Ne sigurisht që jemi duke e ndjekur.”, shtoi presidenti i madrilenëve.

Edhe portieri adoleshent i Milanit, Gianluigi Donnarumma është në radarin e klubit mbretëror.

Portieri 18-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me Milanin. Kontrata momentale e italianit me milanezët skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

“Të gjithë thonë se ai është një lojtar i madh, ai do të jetë pasuesi i Buffonit. Sigurisht që ne jemi duke e ndjekur.”, shtoi Florentino Perez./Zëri