Zyrtare: Real Madrid vendos për Moratan e Jamesin

Sport June 20, 2017 - 11:02

Alvaro Morata dhe James Rodriguez do të mbeten në Real Madrid

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka zbuluar se Alvaro Morata do të mbetet në skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm.

Ai ka mohuar spekulimet e mediave se ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për shitjen e Moratas për 75 milionë euro.

"Unë nuk mendoj se ai do të largohet fare. Askush nuk dëshiron që Morata të largohet”, ka deklaruar Perez për Perez për Onda Cero.

 "Unë nuk kam biseduar me Moratan apo me të atin, jemi të lumtur me të. Kam lexuar se ka një marrëveshje për  75 milionë euro për të, por nuk ka asgjë", ka theksuar ai.

Madje, Perez ka insistuar se edhe James Rodriguez nuk do të largohet nga kampioni i Evropës dhe Spanjës.

"Ne nuk shohim ndonjë arsye për të mos vazhduar me lojtarët që kemi, përfshirë James", shtoi ai.

"James është një lojtar i Madridit. Askush nuk na ka thënë asgjë dhe ne jemi të kënaqur me të", ka përfunduar Perez. /Express/