Ibra e bind Unitedin, e transferojnë Ronaldon

Sport June 19, 2017 - 20:26

Zlatan Ibrahimovic ka arritur ta bind Manchester Unitedit për ta transferuar Cristiano Ronaldon.

‘Evening News Manchester’, shkruan se 35-vjeçari suedez, ka arritur ta bind ish skuadrën e tij për ta rikthyer pas tetë vitesh në ‘Old Trafford’ katër herë fituesin e Topit të Artë.

Drejtuesit e Manchester United janë të gatshëm të thyejnë një tjetër rekord në tregun e transferimeve, duke transferuar Ronaldon nga Real Madrid.

Mosha 32-vjeçare e portugezit nuk paraqet problem, pasi Zlatan Ibrahimovic iu demonstroi se mosha është veç një numër, duke shënuar 28 gola në 46 ndeshje./Lajmi.net/