Remzi Ejupi takoi presidentin e Norrkopingut dhe e 'tuti' me Prishtinën e tij

Sport June 19, 2017 - 17:21

Drejtuesit e Norrkopingut e konsiderojnë të vështirë përballjen e klubit suedez me FC Prishtinën, shkruan zeri.info.

Menaxheri i klubit, Jens Gustafsson ka thënë se bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë, edhe pse merr pjesë për herë të parë në garat evropiane.

“Një punë e vështirë përpara nesh, por ne do të punojmë për ta zgjidhur atë. Punojmë fort për të marrë pjesë në këto gara dhe do t’i shijojmë ato”, ka thënë ai.

“Ne e dimë se ata do të kenë mbështetje edhe në Suedi, pasi ka shqiptarë këtu. FC Prishtina nuk e ka nisur ende sezonin dhe është e pamundur ta shohim ‘live’, por po mundohemi ta analizojmë lojën e tyre”, shtoi ai.

Image

Edhe presidenti Peter Hunt është i vetëdijshëm se stadiumi në Suedi do të “vërshohet” nga shqiptarët.

“Ne kemi nevojë për mbështetje, jemi krenarë që jemi në këtë garë. Sapo bisedova me presidentin e Prishtinës dhe ai mendon se stadiumi do të jetë i mbushur në Norrkoping. Shumë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria jetojnë në Suedi dhe janë të gatshëm të blejnë sa më shumë bileta për të qenë të pranishëm në stadium”, theksoi Hunt.

Norrkopingu dhe Prishtina do të luajnë në rrethin e parë preliminar të Europa Leagues. Loja e parë luhet më 29 qershor në Suedi dhe ajo e kthimit më 6 korrik në Mitrovicë. /Zëri/