Ekipet italiane pas Ibrahimoviçit

Sport June 19, 2017 - 15:11

Menagjeri i Zlatan Ibtahimoviçit, Mino Raiola ka thënë se klienti i tij mund të luaj në Itali gjatë edicionit të ardhshëm, transmeton zeri.info

Raiola deklaroi para gazetarëve të “Sky Sport” se ka interesim të madh nga mbarë bota për 35-vjeçarin, por thotë se një lëvizje drejt Serie A do të ishte e mundshme.

“Shumë klube janë të interesuara për Ibrahimoviçin, nga liga amerikane e futbollit, por edhe një trasnferim në Itali është shumë i mundshëm.”, deklaroi Raiola.

“Napoli? Çdo gjë është e mundshme, por nuk mendoj se Napoli do të jetë klubi i tij i ardhshëm.”, përfundoi ai./Zëri