Perez do të bisedojë me Ronaldon

Sport June 19, 2017 - 14:47

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do të flasë me Cristiano Ronaldon, pas spekulimeve për të ardhmen e portugezit, transmeton zeri.info

32-vjeçari thuhet se dëshiron të largohet nga Spanja sepse është i pakënaqur me trajtimin e autoriteteve spanjolle, të cilat e kanë akuzuar reprezentuesin portugez për evazion fiskal.

Perez, i cili sapo është rizgjedhur në krye të madrilenëve pritet që të zhvilloj një bisedë me yllin e skuadrës së tij, në mbrëmjen e së hënës./Zëri