Lewandowski i zhgënjyer nga Bayern Munich

Sport June 19, 2017 - 14:09

Mengjeri i Robert Lewandowskit, Maik Barthel thotë se skuadra e Bayern Munichit nuk bëri sa duhet që ta ndihmoj sulmuesin të jetë golashënuesi më i mirë në Bundesligën gjermane, transmeton zeri.info

Çmimi i golashënuesit më të mirë në ligë i shkoi sulmuesit të Borussia Dortmundit, Aubameyang, i cili realizoi dy gola në ndeshjen e fundit në ligë ndaj Werder Bremenit, në fitoren e ekipit të tij me rezultatin 4-3.

Gabonezi kishte vetëm një gol më shumë se sulmuesi polak. 28-vjeçari nuk është i kënaqur me Carlo Ancelottin, i cili dështoi që ta mbështesë sulmuesin në aspiratat e tij individuale.

”Robert më tha mua se nuk e morri përkrahjen dhe se trajneri nuk iu bëri thirrje lojtarve që ta ndihmojnë në ndeshjen e fundit, për të fituar çmimin si golashënuesi më i mirë.”, deklaroi Barthel./Zëri