Liverpooli mund ta fitoj titullin

Sport June 19, 2017 - 13:33

Ish futbollisti i Liverpoolit, Steven Gerrard thotë se skuadrës angleze i nevojiten vetëm dy apo tre futbollistë që të jenë në garë për titullin e Premierligës gjatë edicionit të ardhshëm, transmeton zeri.info

Liverpool do të luaj dy ndeshje barazhi gjatë muajit gusht për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin 2017/2018 sepse përfunduan në vendin e katërt në ligën angleze.

Ish kapiteni i anglezëve, i cili do të udhëheqë ekipin e të rinjve gjatë vitit të ardhshëm, beson se skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp do të jetë në garë për titull, nëse bën disa levizje gjatë afatit kalimtar të verës.

“Mendoj se kemi një trajner fantastik, i cili do të arrij të sjellë disa emra të mëdhenj për të plotësuar ekipin.”, tha Gerrard.

Mendoj se Liverpooli është shumë, shumë afër dhe nëse shikoni statistikat të ndeshjeve mes gjashtë vendeve të para, ata ishin skuadra më e mirë.”, shtoi ai./Zëri