Juventus kërkon Aurier

Sport June 19, 2017 - 12:19

Juventus është vënë pas mbrojtësit të djathtë të Paris Saint-Germain, Serge Aurier, i cili do të ishte zëvendësuesi i duhur për Dani Alvesin, transmeton zeri.info

Sipas uebfaqes “Calciomercato” Juventusi është duke menduar seriozisht për Aurier, i cili kishte pasur vetëm 22 paraqitje gjatë edicionit të kaluar në ligën franceze, kryesisht përshkak të lëndimeve.

Raportohet se edhe  Tottenhami është në garë për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë, por skuadra torineze tashmë ka filluar kontaktet e para me futbollistin 24-vjeçar, të cilin e shohin si zëvendësues të mundshëm të mbrojtësit brazilian, Dani Alves, i cili pritet të largohet drejt ligës angleze.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë do t’iu kushtonte juventinëve rreth 10-15 milionë euro./Zëri