Milan në bisedime për Konoplyankan

Sport June 19, 2017 - 12:04

Milani është në negociata për trasnferimin e futbollistit të Schalkes, Yevhen Konoplyanka. “Estadio Deportivo” raporton se bisedimet tashmë kanë filluar për transferimin e ukrainasit në “San Siro”.

27-vjeçari iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë në vitin 2015 dhe kishte arritur të realizonte 8 gola në 52 paraqitje. Pastaj klubi spanjoll e huazoi ukrainasin në drejtim të Schalkes, e cila ka një opsion të blerjes së tij për 14 milionë euro, opsion të cilin siç duket nuk do ta shfrytëzoj.

Konoplyanka kishte pasur probleme me trajnerin e skuadrës gjermane, Markus Weinzerl, i cili e kishte quajtur reprezentuesin ukrainas, frikacak.

27-vjeçari kryesisht luan si sulmues i majtë, por mund të bëj mirë edhe në krahun e djathtë të sulmit./Zëri