Klubet kineze pas Ronaldos

Sport June 19, 2017 - 11:35

Afati kalimtar i verës në Kinë do të hapet të hënën dhe vëmendja më e madhe pritet të jetë ndaj yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, transmeton zeri.info

Sipas disa raportimeve të fundit thuhet se ylli portugez dëshiron të largohet nga Spanja dhe klubet më të pasura të Superligës Kineze janë duke shikuar mundësinë që të nënshkruajnë me 32-vjeçarin.

Sidoqoftë, transferimet në Kinë tashmë janë komplikuar tejmase sepse për çdo lojtarë të blerë, klubet duhet të paguajnë një taksë prej 100%, pra për çdo lojtar të transferuar, duhet të paguajnë dyfishin.

Ronaldo ka biseduar me menagjerin e tij, Jorge Mendes, për mundësinë e të luajturit në Kinë, por në këtë fazë të karrierës besohet se reprezentuesi portugez dëshiron të qëndroj në Evropë.

Taksa prej 100% për transferimin e lojtarëve të huaj është tentativa më e fundit e Federatës Kineze të Futbollit, për të ndaluar transferimet e çmendura.

Klubet kineze shpenzuan mbi 350 milionë funte për lojtarët e huaj gjatë vitit të kaluar./Zëri