Liverpool afër Salah

Sport June 19, 2017 - 11:17

Liverpooli dhe Roma janë shumë afër kompletimit të marrëveshjes për Mohamed Salah, transmeton zeri.info

Lojtari tashmë ka një marrëveshje personale me klubin anglez, ndërsa është duke pritur sinjalin nga Roma për t’iu nënshtruar testeve mjekësore tek gjigandi anglez.

Sipas disa raportimeve thuhet se klubet janë pajtuar që shuma për transferimin e egjiptianit të jetë 35 milionë funte plus bonuset.

Interesimi i Liverpoolit për Salah kishte filluar që prej muajit të kaluar, por kohët e fundit kishte intensifikuar përpjekjet për transferimin e 25-vjeçarit.

“Të Kuqtë” ishin interesuar për reprezentuesin egjiptian edhe gjatë kohës kur ky i fundit kishte qenë pjesë e Baselit, por atëbotë 25-vjeçari vendosi të shkonte drejt Chelseat. Salah realizoi 19 gola dhe bëri 12 asistime gjatë edicionit të kalaur me fanellën e Romës./Zëri