Shtatë klube shqiptare në garat evropiane

Sport June 19, 2017 - 11:13

Është paralajmëruar që UEFA do ta shmangë çdo mundësi të takimeve ndërmjet klubeve nga Kosova me ato të Serbisë shkaku i rrezikut përmbajtjesor për të prodhuar trazira.

Por, fare lehtë mund të ndodhë të ketë përballje ndërmjet klubeve shqiptare. Si asnjëherë më parë sivjet do të ketë klube shqiptare në garat e Evropës, shkruan sot gazeta Zëri.

Trepça ’89 dhe Kukësi do të marrin pjesë në garat e Ligës së Kampionëve. Kurse FC Prishtina, Shkëndija, Skënderbeu, Partizani dhe Tirana do të përfshihen në shortin e Europa Leagues. /Zëri/