Mesazhi i Tifozëve Kuq e Zi për De Biasi (Foto)

Sport June 14, 2017 - 23:27

​Tifozët Kuq e Zi kanë falënderuar Gianni de Biasin për punën te Kombëtarja shqiptare dhe respektin që ka treguar për tifozët

Tifozët e Kombëtares shqiptare kanë shprehur mirënjohje e falënderim për punën e jashtëzakonshme të trajnerit Gianni de Biasi në krye të Kombëtares.

Ata falënderojnë edhe për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend tifozët Kuq e Zi.

“Mirënjohje e falënderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falënderim për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend. Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe.

Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve .

Tifozët Kuq e Zi të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme.

Ti ishe njëri prej nesh!

Faleminderit Gianni!”, shkruajnë tifozët në Facebook. /Express/

Image