Manchester United shumë afër Perisiçit

Sport June 02, 2017 - 15:03

Gjigandi anglez, Manchester United janë shumë afër arritjes së marrëveshjës me anësorin e Interit, Ivan Perisiç, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Jose Mourinho I është afruar blerjes së reprezentuesit kroat, Perisiç pasi nuk arriti një marrëveshje për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, transmeton zeri.info

Trajneri i Djajve të Kuq kërkon që t’I përfundoj blerjet para se Chelsea, klub i cili ka shprehur interesim për lojtarin, të bëj hapat e para drejt kroatit.

Interi siç duket është pajtuar me faktin se lojtari do të largohet, kurse destinacioni më i mundshëm i kroatit është Premierliga angleze. I

van Perisiç realizoi 11 gola dhe kontriboi me 11 asistime në ligën italiane, duke impresionuar përsëri me formën e tij të shkëlqyeshme dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane./Zëri