City transferon Mendyn

Sport June 02, 2017 - 14:07

Ekipi anglez, Manchester City ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Monacos, Benjamin Mendy.

Francezi, Mendy bëhet kështu transferimi i dytë i Pep Guardiolas nga liga franceze, pas nënshkrimit me portugezin, Bernardo Silva për 43 milionë funte.

Mbrojtësi francez iu ka kushtuar anglezëve rreth 40 milionë funte. 22-vjeçari do të ketë një pagë prej 100.000 funtesh në javë. Ai ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Mbrojtësi francez pritet që ta nënshkruaj kontratën pasi të lirohet nga obligimet me kombëtaren e tij.

“Marrëveshja mes dy klubeve është arritur mbrëmjen e së enjtes. Mendy dhe City janë pajtuar për kushtet personale.”, thuhet sipas një burim brenda klubit anglez.