United, 50 milionë funte për Lacazette

Sport June 02, 2017 - 12:49

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është duke përgatitur një ofertë prej 50 milionë funtesh për sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazette.

Gjigandi anglez ka zbehur interesimin për yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe është duke shqyrtuar mundësitë e tjera, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez, Lacazette ka shënuar 37 gola në sezonin e kaluar dhe ka tërhequr vëmendjen e top klubeve evropiane.

Përveq Manchester United interesim për francezin kanë shprehur edhe dy rivalët e saj nga Premierliga angleze si Arsenal dhe Liverpool.

Manchester United gjithashtu është duke shqyrtuar edhe alternative të tjera. Në listën e saj bëjnë pjesë edhe sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku dhe ylli i Real Madridit, Alvaro Morata./Zëri