Barcelona me ofertë të re për Coutinhon

Sport June 01, 2017 - 14:17

Klubi katalunas, Barcelona është duke përgatitur një ofertë të re për yllin e Liverpooli, Philippe Coutinho, transmeton zeri.info

Sipas disa raportimeve thuhet se Barcelona do të bëj një ofertë prej 51 milionë funtesh për reprezentuesin brazilian.

Coutinho ka realizuar 14 gola dhe ka asistuar 9 herë në 36 paraqitje këtë edicion./Zëri