De Biasi publikon listën për ndeshjen me Izraelin

Sport June 01, 2017 - 13:22

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka publikuar listën me 23 të ftuarit për ndeshjen eliminatore kundër Izraelit që do të zhvillohet me 11 qershor.

Italiani ka lënë jashtë Taulant Xhakën pas përplasjes që patën në ndeshjen kundër Italisë, ndërsa ka rikthyer Egys Kacen.

Gjithashtu për këtë ndeshje nuk do të jetë i gatshëm numri një i Shqipërisë, Etrit Berisha pas kartonit të kuq në ndeshjen pikërisht kundër Izraelit.

Lista e të ftuarve

Portirë: Strakosha, Hoxha, Shehi

Mbrojtës: Aliji, Ajeti, Djimsiti, Hysaj, Mavraj, Veseli

Mesfushorë: Basha, Kaçe, Memushaj, Roshi, Lila, Lenjani, Kukeli, Abrashi

Sulmues: Llullaku, Cikalleshi, Sadiku, Latifi, Grezda, Hyka